Nga Brukseli, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pohoi se ministrat e mbrojtjes së aleancës takohen sot në një “kohë kritike” dhe në një “botë më të rrezikshme”. Vëmendjen më shumë e përqëndroi tek Ukraina, teksa theksoi mbështetjen e aleatëve për vendin e përballur me agresionin rus dhe faktin që kjo asistencë bëri ndryshimin në fushën e betejës.