Top Channel/ Sot skadon afati, Escobar “kundër” Kurtit: Mbështesim Kosovën, jo kryeministrin!
07/06/2023 11:48

Sot skadon afati i vendosur kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajcak për pranimin e propozimit ndërkombëtar që synon uljen e tensioneve në veri. Nëse përgjigja do të jetë negative, atëherë do të interpretohet si shenjë se Kurti nuk dëshiron bashkëpunimin me SHBA-në e BE-në. Escobar doli me kërkesa të qarta për qeverinë e Kosovës lidhur me frenimin e përshkallëzimit te situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja me pjesëmarrjen e serbëve dhe lëvizjen drejt implementimit të marrëveshjes së Ohrit. Për këtë, pas takimit të së hënës, zyrtari i lartë amerikan i dha Kurtit dy ditë kohë, afat ky që përfundon sot. “Për këtë gjë duhet të pajtohemi shpejt sepse të premten, unë dhe Mirosllav Lajcak duhet t`i paraqesim eprorëve tanë raportet nëse ishim të suksesshëm apo jo”, u shpreh Escobar. Shpërfillja e kërkesave te tyre mund të vijë me pasoja afatgjatë për Kosovën. “Nuk bëhet fjalë vetëm për SHBA-në - është i tërë komuniteti transatlantic. Ne i shohim gjërat njësoj, ne jemi mbështetës... Dhe, po, mund të ketë një ndikim afatgjatë. Ëashingtoni qëndron me popullin e Kosovës, por nuk mbështet një individ që “nuk ka instinkt bashkëpunimi” –tha Escobar duke aluduar këtu për Kurtin. “Ne po e shohim që po merren vendime, pavarësisht partneritetit tonë, dhe ky është sinjal për ne - ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë. Prandaj, në një pikë, kur të duam ta rikthejmë koordinimin dhe partneritetin me këtë Qeveri, ne jemi të gatshëm, sepse ne gjithmonë do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që duhet ta mbështesim një individ që nuk e ka atë instinkt të bashkëpunimit dhe koordinimit”, ishte komenti i tij.

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46