Top Channel/ Sot protestat anti-Trump, mbahet gjithashtu edhe parada e madhe ushtarake
14/06/2025 12:07

Protestat kundër goditjes ndaj emigrantëve nisën fillimisht në Los Angeles një javë më parë dhe kryesisht mbetën të përqendruara në disa blloqe të qytetit të madh. Dëmet përfshinin vandalizëm, plaçkitje, përplasje me forcat e rendit dhe disa taksi autonome të djegura. Trump, i cili vazhdimisht ka ekzagjeruar përmasat e trazirave, dislokoi 4,000 trupa të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa amerikane në Los Angeles, pavarësisht kundërshtimeve të zyrtarëve lokalë, duke pretenduar se ata kishin humbur kontrollin mbi qytetin "në flakë". Ishte hera e parë që nga viti 1965 që një president amerikan dërgonte Gardën Kombëtare kundër dëshirës së një guvernatori shteti. Kritikët e akuzuan Trump-in për kapje pushteti, ndërsa protestuesit në Los Angeles të enjten shfaqën zemërimin e tyre për goditjen ndaj emigrantëve. Zemërimi ndaj bastisjeve të Trump-it dhe përdorimit të agjentëve të armatosur dhe të maskuar të emigracionit, të mbështetur nga ushtarë me uniformë, ka nxitur protesta edhe në qytete të tjera si San Francisko, Çikago dhe San Antonio, Texas. Në Xhorxhia, një shtetas meksikan vdiq në një qendër të ICE-it, njoftoi të enjten ministria e jashtme e Meksikës, duke shtuar se po përpiqej të "sqarojë faktet dhe të konfirmojë shkakun zyrtar të vdekjes." Protestat kombëtare me moton “Pa Mbret” qw mbahet kwtw tw shtunw nw shtetet e bashkuara do të përkojnë me një paradë ushtarake shumë të pazakontë ku Trump do të marrë pjesë në kryeqytetin amerikan. Parada, që përfshin avionë luftarakë dhe tanke, është organizuar për të festuar 250-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Amerikane, por rastis edhe me ditëlindjen e 79-të të Trump-it.

Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06