Sot në Ukrainë, në ditën e 35-vjetorit të shpalljes së pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, Koalicioni it ë Vullnetshmëve mblidhet në një takim të ri, i thirrur në një moment veçanërisht delikat të luftës, pasi sulmet ruse kanë shkaktuar një numër viktimash civile më të lartë se në çdo periudhë tjetër që nga muajt e parë të pushtimit. Mbit ë gjitha megjihatë takimi zhvillohet pas planit të hartuar nga Ukraina, SHBA-ja dhe BE-ja- të njoftuar më hherët nga presidenti Volodymyr Zelensky- për t’i dhënë fund luftës, e cila tashmë ka zgjatur më shumë se katër vjet. Sipas Zelensky-t, buxheti ukrainas i mbrojtjes ka nevoja të mëdha. Më saktë, presidenti i Ukrainës pret për këtë qëllim nga Bashkimi Europian të paktën 30 miliardë dollarë.