GJKKO zhvillon sot seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Shpatarakut. Avokati i tij është paraqitur në ambientet e gjykatës, ndërsa pritet vendimi për masën që do të merret ndaj tij. Seanca do të përcaktojë nëse Shpataraku do të qëndrojë në masë sigurie të një forme tjetër apo do të lirohet, në varësi të kërkesës së organit të akuzës dhe vlerësimit të gjykatës.