Top Channel/ “Sot fërkojnë duart dhe na sulmojnë”, Rama: Të gjitha dhimbjet…
28/02/2025 18:55

Sot kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me njësitë 1, 2, Pezë, Ndroq dhe Vaqarr. Ndërsa ritheksoi se ishte PS që realizoi Reformën në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO, kryeministri u shpreh se kush do të udhëheqë, duhet të marrë përsipër të gjitha dhimbjet. “Misioni i PS është të bëjë shtetin demokratik të shqiptarëve”, tha Rama, ku shtoi se “e vetmja rrugë që kemi në këtë vend, nuk pyet sa i gjatë je, sa i shkurtër je sa i pasur je, sa miq ke, por gjykon në bazë të marrëdhënies tënde me ligjin”. Rama: Ata të cilët bënë çmos që të mos e lejojë të ndodhë ajo që po ndodh sot fërkojnë duart dhe na sulmojnë ne, pse ndodh që njerëz të lidhur me pushtetin tonë janë me dënime, hetime. Këtë e kemi bërë ne me vetëdije të plotë, po të mos e kishim bërë ne do të duhet të na tregonin se ku është bërë para se ta bënim ne, nuk di që nga 1912 dhe deri pasi ne kaluam reformën në drejtësi të jetë kapur ndonjë person publik politik nga një prokuror dhe gjykatës i pavarur duke qenë ky i lidhur me ata që janë në qeveri, flas për një drejtësi që nuk do të dijë kush është në qeveri, këtë e bëmë ne, s’e bënë të tjerët. Si e bëre ti ku e di që do kapeshin njerëzit tonë. Misioni i PS është të bëjë shtetin demokratik të shqiptarëve, kush do të udhëheqë duhet të marrë përsipër të gjitha dhimbjet, duhet të marrësh vendime që sjellin pasoja të drejtpërdrejta edhe tek ty. Të kesh shpatën, kjo është drejtësia, veç shpatës duhet edhe peshorja. Është e vetmja rrugë që të kemi në këtë vend që nuk pyet sa i gjatë je, sa i shkurtër je sa i pasur je, sa miq ke, por të gjykon në bazë të marrëdhënies tënde me ligjin.

Top Channel/ Nga përjashtimi te Balluku dhe gara në PS, çfarë tha Spiropali në konferencë
25/11 15:33
Top Channel/ PD propozon 28 amendamente për buxhetin/ Bardhi: Këto janë nevojat më emergjente
25/11 15:13
Top Channel/ “Ftojmë të gjitha forcat politike” Berisha: Më 28 Nëntor në protestën më të fuqishme
25/11 14:10
Top Channel/ Spiropali pas përjashtimit nga PS: Me forcë do futem në mbledhje
25/11 13:51
Top Channel/ “Kam keqardhje për të” Spiropali për Ballukun: E shoh si viktimë të sistemit
25/11 13:50
Top Channel/ “Më keq do shkojë”, Spiropali: Pushteti është ekstremisht i përqendruar në një dorë
25/11 13:12
Top Channel/ “Fola para flamingove”, Spiropali kritikon sistemin: Parti e personalizuar
25/11 12:12
Top News- Bylykbashi dorëzon Berishës drejtimin e qarkut të Durrësit: Të organizohemi drejt fitores
24/11 21:43
Top Channel/ “Ai erdhi foli iku, një tjetër luan me top” Ina zhupa: E keni bërë parlamentin…
24/11 13:31
Top Channel/ Spiropali jashtë grupit të PS, Çuçi dhe Braçe abstenojnë
24/11 12:38
Top Channel/ Berisha flet për protestat e PD. Duhet të qartësohemi se Rama është rrezik ekzistencial
23/11 14:33
Top Channel/ Identifikimi elektronik akuzohet për abuzime, Berisha:Çipa që informojnë se kush voton
23/11 14:13
Top Channel/ Me 2 miliardë këtë të transformonin Shqipërinë, Berisha flet për rrugët në vendin tonë
23/11 14:13
Top Channel/ Berisha sulmon SPAK për Spiropalin, lidh hetimin me qëndrimet kritike ndaj Ramës
21/11 15:10
Top Channel/ “Veliaj gaboi, s’e gjykoj”, Rama bën përgjegjës Ndrecën, flet për fitore më 9 maj 2027
21/11 15:05
Top Channel/ Incident pas Asamblesë së PS së Tiranës, Rama përshëndet me dorë studentët protestues
21/11 13:30
Top Channel/ “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn
21/11 13:18
Top Channel/ Rama: Kush sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në PS
21/11 13:10
Top Channel/ Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj Spiropalit, përdorim politik i SPAK-ut
21/11 12:43
Top Channel/ Në Asamblenë e PS-së, kryeministri thotë se qytetarët paguajnë “haraçin e pamerituar”
21/11 12:39