Top Channel/ “Sot do të takoheshim, por…”/ Ndarja nga jeta e Arben Tafaj, reagojnë miqtë e tij
03/12/2024 22:43

Ndarja papritur nga jeta e politikanit dhe drejtuesit të shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj ka shokuar edhe miqtë e tij të afërt. Shkëlqim Hajdari shkruan në rrjetet sociale se pikërisht sot e kishte lënë të takohej për drekë me Benin, siç i drejtohej ai. “Arben Tafaj, vëllai, miku, shoku, ka ndërruar jetë papritur! E di se ky lajm do hidhëroj shume njerëz ne Tirone, por dhe në të gjithë Shqipërinë. Një jetë bashkë i miri Ben, në çdo gëzim e hidhërim familjar, shoqëror, ne çdo ngjarje qe lidhej me Tironën tonë të dashur. Nuk kam fjalë….., sot e kishim lenë për tu taku për dreke, por….Zotit nuk i dilet para……!”, shkruan Hajdari. Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe ish-presidenti Bamir Topi, i cili thotë se Tafaj ishte një dëshmitar se si politika djallëzore e mosmirënjohëse e la komunitetin mikpritës gati pa përfaqësim. “IKJA E BEFTË E NJË MIKU! Një telefonatë e pazakontë herët në agim, lajmëronte ikjen e papritur nga jeta të Ben Tafajt, shokut e mikut tim qysh nga fëmijëria. Pas përballimit me shumë forcë e dinjitet të një sëmundje të rëndë të vitit që kaloi, vdekja e tërhoqi pa mëshirë aksidentalisht në mjediset e shtëpisë së tij, në malin e DAJTIT që sikurse i thonim njëri-tjetrit, mbetet për tiranasit simbolika autentike e origjinës sonë dhe frymëzim i shpirtit për çdo ditë që jetojmë. Familja humbi njeriun e shtrenjtë, bashkëshortja njeriun e jetës, fëmijët babain e udhëheqësin shpirtëror në jetë, motra e vëllai njeriun e gjakut të tyre, duke krijuar një boshllëk të madh. Tirona, humbi djalin e urtë e fisnik i cili punoi e u mundua shumë për ruajtjen e promovimin e vlerave të qytetit ku lindi, jetoi dhe që e donte shumë. Qytetaria e Tironës humbi përfaqësuesin dinjitoz e të palodhur, pjesëmarres aktiv si intelektual por dhe si Kryetar afatgjatë i Shoqatës Tirana, i cili u përfshi në jetën politike të kryeqytetit me përkushtim për të përfaqësuar atë që nuk e përfaqësonin kurrsesi kolegët e tij, pasi askush si ai nuk mund ta donte e të ndjente më shume atë. Arben Tafaj ishte dhe do të kujtohet si një përfaqësues autokton i një komuniteti fisnik që ka pritur kurdoherë banorë të rinj nga viset e Shqipërisë, e pikërisht sëbashku me ata ka punuar për të ndërtuar ura komunikimi njerëzor në gjurmët e të parëve të Tiranës, por ai ishte edhe dëshmitar sesi politika djallëzore e mosmirënjohëse e la komunitetin mikpritës gati pa përfaqësim. Për këtë arsye atij iu desh të punojë shumë për të mbajtur gjallë traditën dhe historinë e trevës si individ dhe Kryetar i Shoqatës Tirana me të cilën ai ishte i lidhur në mënyrë organike. Ikja pa kthim e Benit drejt një bote tjetër natyrisht le edhe pengje, në kohën kur marrëdhëniet njerëzore janë dobësuar apo tjetërsuar ndjeshëm vitet e fundit, marrëdhënie për të cilat punoi fort për një mjedis më të shëndetshëm shoqëror. Vdekja e zezë për çdo njeri nuk dihet se si vjen e në çfarë rrethanash ndodh. Ndonëse aksidentale dhe e pabesë, ajo e mori Benin tonë në hapësirat e shtëpisë së tij “pa shqetësuar” njeri. Tirana, familja e shoqëria e gjerë që ai ndërtoi do ta kujtojnë me respekt e mirënjohje Arbenin. Qoftë i parajsës! Bamir TOPI”, shkruan ish-presidenti. Tafaj u rrëzua aksidentalisht nga një lartësi prej 10 metrash pranë banesës së tij pas mesnatës dhe ndërroi jetë në spital. Ai është paraqitur në urgjencën e spitalit të Traumës pa ndjenja dhe për shkak të plagëve të rënda nuk ia doli.

Top Channel/ Rama: Lironi Lungomaren! Bizneseve: Hiqni vetë barrikadat nga trotuaret
06/07 22:59
Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Rama merr shembull Parisin e Londrën/ Reagon për zaptimin e hapësirave publike
06/07 22:26
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top News- Korrupsionin në doganën e Qafë Botës, zbardhen bisedat mes doganierëve grekë
06/07 20:46
Top Channel/ Kosto e lartë, çmimi i ulët! Fermerët tregojnë vështirësitë
06/07 20:28
Top Channel/ Zjarret shtohen, sigurimet ulen! Dëme të mëdha në prona, shqiptarët s’sigurohen
06/07 20:26
Top Channel/ Perimet shtrenjtohen rrugës! Fermerët i shesin lirë, blerësit i 3-fishojnë
06/07 20:24
Top Channel/ 6 mijë vende pune të lira! Të gjitha profesionet që kërkohen
06/07 20:21
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top Channel/ Vlora pastrohet/ Aksion për lirimin e hapësirave publike dhe pastrimin e gjelbërimeve
06/07 19:53
Top Channel/ Zjarri shuhet, tymi toksik vazhdon në Elbasan, mbetjet lëshojnë gazra të dëmshëm
06/07 19:50
Top News- Aksidenti i dytë brenda 24 orësh/ Makinat përplasen në Peqin, 2 të plagosur
06/07 19:06
Top Channel/ Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona te plagosur
06/07 18:01
Top News- Nis lirimi i hapësirave në kryeqytet, Hoxha: Strukturat do vijojnë me vendosmëri
06/07 17:26
Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45