Top Channel/ “Sot do të takoheshim, por…”/ Ndarja nga jeta e Arben Tafaj, reagojnë miqtë e tij
03/12/2024 22:43

Ndarja papritur nga jeta e politikanit dhe drejtuesit të shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj ka shokuar edhe miqtë e tij të afërt. Shkëlqim Hajdari shkruan në rrjetet sociale se pikërisht sot e kishte lënë të takohej për drekë me Benin, siç i drejtohej ai. “Arben Tafaj, vëllai, miku, shoku, ka ndërruar jetë papritur! E di se ky lajm do hidhëroj shume njerëz ne Tirone, por dhe në të gjithë Shqipërinë. Një jetë bashkë i miri Ben, në çdo gëzim e hidhërim familjar, shoqëror, ne çdo ngjarje qe lidhej me Tironën tonë të dashur. Nuk kam fjalë….., sot e kishim lenë për tu taku për dreke, por….Zotit nuk i dilet para……!”, shkruan Hajdari. Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe ish-presidenti Bamir Topi, i cili thotë se Tafaj ishte një dëshmitar se si politika djallëzore e mosmirënjohëse e la komunitetin mikpritës gati pa përfaqësim. “IKJA E BEFTË E NJË MIKU! Një telefonatë e pazakontë herët në agim, lajmëronte ikjen e papritur nga jeta të Ben Tafajt, shokut e mikut tim qysh nga fëmijëria. Pas përballimit me shumë forcë e dinjitet të një sëmundje të rëndë të vitit që kaloi, vdekja e tërhoqi pa mëshirë aksidentalisht në mjediset e shtëpisë së tij, në malin e DAJTIT që sikurse i thonim njëri-tjetrit, mbetet për tiranasit simbolika autentike e origjinës sonë dhe frymëzim i shpirtit për çdo ditë që jetojmë. Familja humbi njeriun e shtrenjtë, bashkëshortja njeriun e jetës, fëmijët babain e udhëheqësin shpirtëror në jetë, motra e vëllai njeriun e gjakut të tyre, duke krijuar një boshllëk të madh. Tirona, humbi djalin e urtë e fisnik i cili punoi e u mundua shumë për ruajtjen e promovimin e vlerave të qytetit ku lindi, jetoi dhe që e donte shumë. Qytetaria e Tironës humbi përfaqësuesin dinjitoz e të palodhur, pjesëmarres aktiv si intelektual por dhe si Kryetar afatgjatë i Shoqatës Tirana, i cili u përfshi në jetën politike të kryeqytetit me përkushtim për të përfaqësuar atë që nuk e përfaqësonin kurrsesi kolegët e tij, pasi askush si ai nuk mund ta donte e të ndjente më shume atë. Arben Tafaj ishte dhe do të kujtohet si një përfaqësues autokton i një komuniteti fisnik që ka pritur kurdoherë banorë të rinj nga viset e Shqipërisë, e pikërisht sëbashku me ata ka punuar për të ndërtuar ura komunikimi njerëzor në gjurmët e të parëve të Tiranës, por ai ishte edhe dëshmitar sesi politika djallëzore e mosmirënjohëse e la komunitetin mikpritës gati pa përfaqësim. Për këtë arsye atij iu desh të punojë shumë për të mbajtur gjallë traditën dhe historinë e trevës si individ dhe Kryetar i Shoqatës Tirana me të cilën ai ishte i lidhur në mënyrë organike. Ikja pa kthim e Benit drejt një bote tjetër natyrisht le edhe pengje, në kohën kur marrëdhëniet njerëzore janë dobësuar apo tjetërsuar ndjeshëm vitet e fundit, marrëdhënie për të cilat punoi fort për një mjedis më të shëndetshëm shoqëror. Vdekja e zezë për çdo njeri nuk dihet se si vjen e në çfarë rrethanash ndodh. Ndonëse aksidentale dhe e pabesë, ajo e mori Benin tonë në hapësirat e shtëpisë së tij “pa shqetësuar” njeri. Tirana, familja e shoqëria e gjerë që ai ndërtoi do ta kujtojnë me respekt e mirënjohje Arbenin. Qoftë i parajsës! Bamir TOPI”, shkruan ish-presidenti. Tafaj u rrëzua aksidentalisht nga një lartësi prej 10 metrash pranë banesës së tij pas mesnatës dhe ndërroi jetë në spital. Ai është paraqitur në urgjencën e spitalit të Traumës pa ndjenja dhe për shkak të plagëve të rënda nuk ia doli.

Top Channel/ Deputeti Haxhinasto në Parlament: Buxheti pa vizion, nuk bind shqiptarët të kthehen
18/11 22:58
Top Channel/ Deputeti Mazniku:Buxheti i 2027 i pari që prek tavanin e 10 miliardë euro
18/11 22:39
Top Channel/ “Janë pa drita deri në 6 orë” deputeti Dule: Në Finiq edhe pa shërbim mjekësor
18/11 22:22
Top News- Tensione në protestë, protestuesit përplasen sërish me policinë
18/11 21:41
Top Channel/ Deputetja Kushi: Arsimi mbështetet me 93.7 miliardë lek, kush përfiton prej tyre?
18/11 21:36
Top Channel/ Deputeti Xhafa flet ne Parlament: E vlerëoj pozitivisht projektbuxhetin 2027
18/11 21:05
Top Channel/ Strazimiri për buxhetin: Jo se ju do merrni më shumë para, por iu kanë më shumë
18/11 21:04
Top Channel/ Tragjedia e elektricistit, familja pa mbështetje pasi humbi jetën
18/11 19:56
Top Channel/ Dëmshpërblimi pas aksidenteve, dëmet deri në 250.000 lekë paguhen për 14 ditë
18/11 19:54
Top Channel/ Vjedhja e postës, dosja në spak.Prokuroria e Durrësit dyshon tek ish-drejtoresha Budini
18/11 19:47
Top Channel/ Protesta në shi, një grup qytetarësh u mblodhën në bulevard
18/11 19:43
Top Channel/ Polemikat mes PS dhe PD, Braçe kritika edhe socialistëve
18/11 19:36
Top Channel/ Deputeti Çuçi flet për bursën e studentëve, do marrin “25 mijë lek në muaj”
18/11 19:31
Top Channel/ Spiropali e qeshur në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS
18/11 19:22
Top Channel/ Kuvend/Tabaku: Për zgjedhje përshpejtohen tenderat, Demo: Rritje pagash për policinë
18/11 19:18
Top News- Vjedhja e pensioneve në Durrës/ Dosja i kalon SPAK-ut, pas skemës persona me imunitet
18/11 19:17
Top Channel/ Shëndetësia zgjidhet duke krijuar një sistem, Shehu: Nuk zgjidhet duke sjell një aparat
18/11 19:15
Top News – ‘Veliaj, dy javë pa operacion’/ Konfirmohet nevoja për ndërhyrje, Ndreca: Me shumë vonesë
18/11 18:37
Top News- Bie nga dritarja e taksisë në Mullet/ 24-vjeçarja përfundon në spital, ndalohet taksisti
18/11 18:36
Top News – Shkelje e barazisë në tendera/ Burg për ish-kryetarin dhe zyrtaren e Bashkisë Memaliaj
18/11 17:49