Dita e sotme shënon pikën e fluksit të turistëve që mbërrijnë në portin më të madh të vendit, në Portin e Durrësit. Vetëm ditën e sotme me 6 tragete, pritet të mbërrijnë 9 mijë udhëtarë. 6 mijë e 500 prej tyre tashmë kanë mbërritur me katër linjat e Ankonës dhe Barit.