Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic takohen sot në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Qeveria e Kosovës njoftoi se numri dy I ekzekutivit udhëtoi të hënën drejt kryeqytetit belg “ku do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut”.