Në Assamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nis sot me debatin e përhershëm takimi më i rëndësishëm vjetor i OKB-së. Krerët e shteteve dhe qeverive, si dhe ministrat e jashtëm të më shumë se 120 vendeve, mblidhen një herë në vit në selinë e organizatës në Nju Jork, e në sesionin e tanishëm, priten me interes të vecantë fjalimet e presidentit amerikan Donald Trump, atij turk Recep Tayyip Erdogan, shefit të Elizesë Emmanuel Macron dhe kryeministrit britanik Andy Burnham