Top Channel/ Sondazhi shokues, The Guardian: Vetëm një në 10 europianë e shohin SHBA-në si aleate!
10/06/2026 15:41

Besimi i Europës te një “garanci sigurie” amerikane ka mbërritur një nivel të ulët historik sipas një sondazhi të cituar nga The Guardian, i cili tregon se vetëm një në dhjetë qytetarë nga 15 vende e shohin SHBA-në si një aleat, dhe shumica në të gjitha vendet dyshojnë se Shtetet e Bashkuara do të ndërhynin në rast sulmi ndaj tyre. Sondazhi, i publikuar nga think tank-u European Council on Foreign Relations përpara samiteve të rëndësishme të G7 dhe NATO-s në Francë dhe Turqi, tregon një “mosbesim të thellë europian ndaj SHBA-së”, sipas autorëve. Rezultatet treguan gjithashtu se, ndërsa shumë europianë besojnë se marrëdhëniet me Uashingtonin do të përmirësohen pas largimit të Donald Trump, ata janë gjithnjë e më të gatshëm të mbrojnë veten ndaj pasigurisë amerikane duke forcuar mbrojtjen e kontinetit të vjetër. Agresiviteti i SHBA-së në Lindjen e Mesme, kërcënimet ndaj Grenlandës, vendimet për të tërhequr trupat nga bazat evropiane dhe skepticizmi mbi të ardhmen e NATO-s kanë nxitur një pragmatizëm evropian në rritje. Shumë europianë mbështesin uljen e varësisë nga Uashingtoni dhe janë të gatshëm për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes së vendeve të tyre. Sondazhi, i zhvilluar në maj në vende që përfshijnë Austrinë, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar etj, tregoi se vetëm 11% e të anketuarve e konsiderojnë SHBA-në si aleat që ndan interesat dhe vlerat e tyre- një rënie kjo nga 16% që ishte gjashtë muaj më parë dhe 22% nëntorin e 2024. Shumica e të anketuarve në secilin vend ku u zhvillua sondazhi, tha se nuk beson që SHBA-ja do t’u vijë në ndihmë në rast sulmi, por mendojnë se të paktën disa vende europiane do të ndihmonin në rastin e një skenari të ngjashëm.

Top Channel/ Protesta e 117, organizatorët: tubim në çdo seancë parlamenti
24/09 23:19
Top News- Vjen reagimi i parë nga Italia për Vlora Hysenin, ambasadori flet nga Korça
24/09 22:12
Top Channel/ Ambasadori italian jep lajmin e mirë: Do hapim 700 vende të reja pune në Shqipëri
24/09 22:06
Top News- Plagoset i riu pse kërkoi hakun e punës, kërcet arma në një servis në Lezhë
24/09 21:23
Top Channel/ Pa rampa, të izoluar në qytet! Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë shërbime
24/09 20:08
Top Channel/ Tmerr në Lezhë, plumba punëtorit pasi s’duan të paguajnë shërbimin për makinën
24/09 20:07
Top News – Arrestimi i Vlora Hysenit, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar
24/09 19:44
Top Channel/ “Askush s’i fiku radarët për mua”,Monika Kryemadhi batuta nga SPAK: Për rrahje zemre…
24/09 17:53
Top News – ‘Shantazhoi gazetarët’ / Berisha: Vlora Hyseni do shantazhojë dhe gjyqtarët
24/09 17:50
Top News – Paraburgimet sipas modelit të KiE. PS ka gati ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
24/09 17:30
Top Channel/ Avokatët bojkotojnë gjyqet. Vendimi prek dhe GJKKO
24/09 15:43
Top Channel/ Shtyhet sërish gjyqi i Metës. Avokatët bojkotojnë seancën në GJKKO
24/09 15:35
Top News – GJKKO lë në arrest shtëpie Vlora Hysenin…
24/09 15:26
Top Channel/ Prrenjasi,“kundër” Librazhdit.Të 17 këshilltarët votojnë kundër bashkimit me Librazhdin
24/09 15:21
Top News – Pas shkarkimit të shefes së SHISH/ Begaj mbledh ‘kupolën’ e sigurisë në Presidencë
24/09 15:20
Top News – Të ndarë te Vlora… Por PS dhe PD i bashkon misioni paqeruajtës në Gaza
24/09 15:15
Top News- Ekstradohen nga Italia, Zvicra e Spanja/ 4 të dënuar për vepra të ndryshme në pranga
24/09 15:11
Top Channel/ Protestë për Vlora Hysenin. Protestuesit përplasen me policinë jashtë Kuvendit
24/09 15:10
Top Channel/ Hyseni përplaset me gazetaren. AGSH dënon deklaratën ndaj Klodiana Lalës
24/09 15:05
Top News – Formon Kubin e Rubikut në 4 sekonda / Gjashtë vjeçarja kineze thyen çdo rekord botëror
24/09 15:04