Nigel Farage është në rrugën e krijimit të shumicës më të madhe që ka parë ndonjëherë Dhoma e Komunëve në historinë moderne të Britanisë, sipas një sondazhi të fundit, të përshkruar si një mega-anketim nga Daily Mail që shkon deri aty sa të parashikojë deputetët e Partisë Konservatore të reduktuar vetëm në shtatë. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, shkruan e përditëshmja e njohur britanike, Reform UK mund të siguronte 445 vende dhe Partia Laburiste do të numëronte 73 ligjvënës.