Top Channel/ Sondazhi i TCH & McLaughlin: Ja kush i fiton zgjedhjet
29/04/2025 23:26

Emisioni Top Story, në Top Channel, publikoi ekskluzivisht, mbrëmjen e kësaj të marte, sondazhin e dytë të realizuar në bashkëpunim me kompaninë e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”. Sipas të dhënave të sondazhit të dytë, të realizuar në 15 ditët e fundit të muajit prill, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të fitonte me 48.9% të votave në rang vendi, e ndjekur nga Partia Demokratike, me 34.4% të votave. Partia “Mundësia” e Agron Shehajt del forcë e tretë, me 5% të votave, e ndjekur nga Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 4.2% të votave dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit me 2.9% të votave. Sondazhi ndalet veçanërisht në dy qarqet e rëndësishme dhe ndër kryesorët në vend, Durrësi dhe Shkodra. Sipas të dhënave, nëse zgjedhjet do të ishin sot, Qarku i Durrësit do të votonte 50% për Partinë Socialiste të Edi Ramës dhe 36% për Partinë Demokratike të Sali Berishës. Ndërkohë, në Qarkun e Shkodrës, Partia Demokratike do të merrte 43.1% të votave, kundrejt 36.1% që do të shkonin për Partinë Socialiste dhe 11.1% për Partinë Socialdemokrate. Të dhënat e sondazhit u publikuan nga sondazhisti John McLaughlin, një nga emrat më të njohur të sondazheve dhe strategjisë elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili tha se gara në Shqipëri bëhet mes dy partive kryesore. Sink mclaughlin “Kandidatët kryesorë ndodhen pak a shumë në të njëjtin pozicion. Gara kryesore është e fokusuar mes kryeministrit Rama dhe Sali Berishës, pra mes socialistëve dhe demokratëve”, tha McLaughlin. Sipas të dhënave të sondazhit të dytë, Edi Rama është lideri më i pëlqyer për shqiptarët, me 51.8% të votave, i ndjekur nga Sali Berisha me 37.5% të votave, Agron Shehaj me 37.3% dhe Adriatik Lapaj me 35.6%. Ndërkohë, Arlind Qori pëleqehet nga 27.7% e shqiptarëve, i ndjekur në një përqindje më të vogël, përkatësisht 13.6% nga Lulzim Basha i Demokratëve Euroatlantikë. Referuar të dhënave të sondazhit, realizuar dy javët e fundit të prillit, 51.5% e shqiptarëve e vlerësojnë drejtimin e Shqipërisë të mirë; ndërsa 49.2% e shqiptarëve preferojnë për kryeministër Edi Ramën, kundrejt 33.6% që duan Sali Berishën. Sipas të dhënave, tre mbeten problemet kryesore që shqetësojnë qytetarët shqiptarë, ekonomia, papunësia dhe emigracioni. Sondazhi i McLaughlin, në bashkëpunim me Top Channel, është i pari në Shqipëri, i një kalibri me ekspert ndërkombëtar, përfshihet në mbulimin zgjedhor, që sjell një standard të ri në analizën e opinionit publik dhe parashikimin e tendencave elektorale. John McLaughlin është vlerësuar nga presidenti Donald Trump si “një nga më të mirët në këtë fushë” dhe “një mendje brilante strategjike”.

Top News – Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit e Ndrecës: Na duhet disiplina
14/11 13:50
Top Channel/ Rama mbledh Asamblenë e PS, socialistët përgatiten për zgjedhjet e 2027
14/11 13:04
Top Channel/ Asambleja e Partisë Socialiste në Lalëz, mbërritja e ministrave dhe deputetëve
14/11 11:01
Top Channel/ Çelen punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj…
14/11 10:24
Top News – Rama ndërpret transmetimin ‘live’: Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë
14/11 10:22
Top Channel/ Asambleja e Partisë Socialiste në Lalëz, mbërrijnë disa nga ministrat dhe deputetët
14/11 10:19
Top News – Asambleja e PS në Gjirin e Lalzit, mbërrijnë drejtuesit kryesorë të partisë
14/11 10:17
Top News – ‘Kushti për zgjedhje të lira, largimi i Ramës’/ Berisha-partive opozitare: Të bashkohemi!
13/11 18:03
Top News – Qeveria, jo në fushatë/ PD prezanton paketën për ndarjen e shtetit nga partia
13/11 16:59
Top Channel/ PS kërkon kompromis me PD. Reforma zgjedhore, afati skadon më 30 nëntor
12/11 15:37
Top Channel/ Berisha: Drejtoresha, Vlora bis. Kreu i PD-së sulmon emërimin e Esmeraldën e SHISH
12/11 15:35
Top Channel/ U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu
12/11 14:46
Top Channel/ Nga Kushner te Samiti i NATO-s në Tiranë, çfarë tha Rama para gazetarëve në Dublin?
12/11 14:43
Top Channel/ “A jeni personi i duhur për të futur Shqipërinë në BE?” Ja si përgjigjet Rama
12/11 14:38
Top Channel/ “Ne jemi shumë të vegjël” Rama: Ndoshta jam më i gjati, por drejtoj një vend të vogël
12/11 14:13
Top Channel/ “Nuk ka ishull të shitur, është gënjeshtër nga mediat” Rama tregon ca ndodh me Sazanin
12/11 14:02
Top Channel/ “Shqipëria projektohet mikpritësja e samitit të NATO-s” Edi Rama flet në Dublin
12/11 13:49
Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27