Top Channel/ Sondazhi i fundit: Trump-Harris, mbështetje “e njëjtë” për ekonominë!
21/09/2024 11:20

Një sondazh i ri tregon se as Kamala Harrisi dhe as Donald Trumpi nuk kanë një epërsi vendimtare kur vjen fjala tek qëndrimi i zgjedhësve lidhur me ekonominë, që konsiderohet deri vonë në fakt, pika e fortë e ish presidentit republikan. Anketimi i realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe qendra për Hulumtim të Çështjeve Publike ‘NORC’ 40 për qind e votuesve mendojnë se ish-Presidenti Trump do t’i trajtonte më mirë sfidat ekonomike, dhe po kaq përqind e të intervistuarve, 40%, pretendon të njëjtën gjë për zëvendëspresidenten Harris. Shifra të tilla po përshkruehn si një sinjal paralajmërues për Trump, i cili është përpjekur ta lidhë Harrisin me gjendjen e ekonomisë gjatë drejtimit të Presidentit Joe Biden. Ekonomia ka qenë prej kohësh një pikë e dobët për Biden: Një sondazh i agjencisë Associted Press dhe qendrës NORC i kryer në fund të qershorit, përpara debatit Biden-Trump, dilte në përfundimin se rreth 60 pëpr qind amerikanë nuk binin dakord me mënyrën se si ai kishte drejtuar ekonominë. Më herët gjatë këtij viti, amerikanët kishin më shumë të ngjarë të thoshin se presidenca e Trumpit e ndihmoi vendin sa i përket kostos së jetesës dhe krijimit të vendeve të punës, krahasuar me administratën e Presidentit Biden.Pasojat e rritjes së inflacionit në vitin 2022 në nivelin më të lartë të katër dekadave të fundit kanë zënë një vend të rëndësishëm në garën presidenciale të këtij viti. Konsumatorët janë të zemërmuar për shkak të faturave të çmimeve të larta të ushqimeve, ndërsa normat e larta të interesit po shtrëngojnë financiarisht ata që kanë blerë shtëpi apo automjete. Këto duket se kanë patur më shumë rëndësi për opinionin publik se sa shkalla e ulët e papunësisë prej 4.2 për qind dhe fitimet në tregun e letrave me vlerë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20