Top Channel/ Snajperi që shpëtoi Trump/ Qëlloi armen fillimisht armën e agresorit dhe pastaj e vranë
16/08/2024 23:18

Një snajper policie i shpëtoi jetën Donald Trump duke qëlluar fillimisht pushkën e atentatorit të 13 korrikut dhe duke i hequr atij mundësinë që të kryente gjuajtje të tjera. Sipas një raporti nga kongresmeni i Luizianës, Klei Higins, plumbi i snajperit dëmtoi armën e Tomas Methju Kroks dhe ndërpreu synimin e tij pas të shtënave të para në Batler, Pensilvani. Pak çaste më vonë, një snajper i Shërbimit Sekret e vrau atë. Raporti vjen pasi Shërbimi Sekret caktoi përkohësisht disa truproja shtesë me urdhër të Presidenti Joe Biden në adresë të Donald Trump. Trump do t'i sigurohet gjithashtu mbrojtje xhami antiplumb për ta lejuar atë të rifillojë mitingjet në natyrë. Ish-presidenti nuk kishte mbrojtje gjatë mitingut të tij të 13 korrikut në Batler, kur një plumb për pak e goditi atë në kokë. Raporti i Higins tha se një agjent i “Batler SUAT” ishte i pari që qëlloi në drejtim të vrasësit të Trump - nga 100 metra larg. Kongresmeni tha se me një të shtënë të vetme, ai qëlloi drejt personit të armatosur dhe goditi një pjesë të pushkës së tij. Nivelet e sigurisë rreth ish-presidentit janë rritur që atëherë. Kimberli Çetëll, drejtoresha e Shërbimit Sekret, dha dorëheqjen më 23 korrik pas një seance dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA për atentatin. FBI po heton aktualisht dështimin e mbrojtjes dhe liderët politikë në Kongresin e SHBA kanë nisur gjithashtu hetimet.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20