Top Channel/ “S’mund të ketë justifikime për vonesa”, vihet nën dyshim armëpushimi në Gaza
18/02/2025 21:25

Ushtria izraelite thotë se forcat e saj do të qëndrojnë në pesë vendndodhje strategjike në Libanin jugor pas afatit të së martës për tërheqjen e tyre sipas armëpushimit të arritur me grupin militant Hezbollah, pasi qeveria e Libanit shprehu zhgënjimin për vonesat e mëtejshme. Një armëpushim i veçantë në Gazë ishte gjithashtu në dyshim, ndërkohë që u mbushën 500 ditë nga fillimi i luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara dërguan sinjale kontradiktore nëse dëshirojnë që armëpushimi të vazhdojë. Bisedimet për fazën e dytë të armëpushimit nuk kanë filluar ende. Zëdhënësi ushtarak izraelit, Nënkolonel Nadav Shoshani tha se pesë vendndodhjet në Liban ofrojnë pika të favorshme, ose ndodhen përballë komuniteteve në Izraelin verior, ku rreth 60,000 izraelitë janë ende të zhvendosur. Ai tha se “masa e përkohshme” u miratua nga grupi i punës i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për monitorimin e armëpushimit, i cili më parë u zgjat me tre javë. Sipas marrëveshjes, forcat izraelite duhet të tërhiqen nga një zonë e ndërmjetme në Libanin jugor, që do të patrullohet nga ushtria libaneze dhe paqeruajtësit e OKB-së. Armëpushimi është arritur të mbahet që nga hyrja në fuqi në nëntor. Presidenti libanez Joseph Aoun u tha gazetarëve se armëpushimi “duhet respektuar”, duke thënë se “armikut izraelit nuk mund t’i besohet”. Ai tha se zyrtarët libanezë po punonin në rrugë diplomatike për tërheqjen. Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Kassem tha të dielën se “nuk mund të ketë justifikime” për vonesën përtej afatit të së martës së kaluar.

Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27