Top Channel/ SMS zbulojnë klanin e Ballukut, detajet nga dosja e Vlora Hysenit: Më ka thirr Skënderi
23/09/2026 19:55

Një komunikim i vazhdueshëm mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit, mesazhe dhe dhjetëra telefonata, të cilat nxjerrin në pah influencën politike të Belinda Ballukut në PS dhe polici. Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, pjesë të së cilës janë siguruar nga Top Channel, ku përmendet edhe emri i ish-zv. Kryeministres Belinda Balluku dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e ish-numrit dy të Qeverisë në radhët e mazhorancës. “Taulant Balla kryetar kuvendi… Kështu janë infot… Bela me Taon shoku”, është mesazhi që Vlora Hyseni i dërgon Ergys Agasit, duke e njoftuar për një lëvizje të pritshme brenda radhëve të Partisë Socialiste. Në dosjen e SPAK, “Bela” identifikohet si Belinda Balluku, ndërsa “Tao” si Taulant Balla. Në dosjen hetimore, veçohet edhe një mesazh i datës 19 gusht 2026, ku Hyseni i shkruan Agasit: “Skënderi më thirri me u taku të hënën”. Në dosje, personi me emrin Skënderi identifikohet si Skënder Hita, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, të cilin opozita, prej ditës së parë që u vu në krye të Policisë së Shtetit, e ka konsideruar si njeriun e Belind Ballukut. Mesazhi vijon: “Të shpresojmë që ka porosit KM…” Një tjetër pjesë e dosjes lidhet me informacionet që Hyseni i përcillte Agasit për aktivitetin dhe takimet e saj. Në komunikime zbulohet se ish-shefja e inteligjencës i tregon Agasit se do të takohej me Kryeministrin dhe i jepte të dhëna për kohën e takimit. Në një mesazh të datës 24 gusht 2026 shkruhet: “Nesër duhet ta takoj KM në 8:30”, por pa dhënë detaje për natyrën e takimit dhe cila do të ishte tema e bisedës mes ish-kreut të SHISH dhe kryeministrit Rama.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27