“Disa politikanë perëndimorë po kërkojnë një konflikt mes NATO-s dhe Rusisë, pas një strategjie “të dështuar” për ta mposhtur Moskën në luftën e saj me Ukrainën”, ka kryeministri sllovak, Robert Fico. Fico, udhëheqësi sllovak prej kohësh, i cili ka ruajtur marrëdhënie të mira me Rusinë dhe refuzon ndihmën ushtarake për Ukrainën, ka deklaruar këtë javë se Evropa ishte më pranë se kurrë një lufte të përmasave të mëdha që mund të shpërthente si pasojë e luftës në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, disa liderë evropianë, përfshirë ata në Francë dhe Poloni, kanë paralajmëruar për sulme hibride ruse.