Përdoruesit e skuterave elektrikë po shtohen dita ditës, por gjithashtu po rritet edhe shqetësimi i shoferëve të automjeteve dhe vetë këmbësorëve për shkak të rrezikut që vjen prej tyre për mosrespektim të kodit rrugor. Për këtë arsye policia rrugore së bashku me policinë bashkiake kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi ku përfshihen edhe masa ndëshkimore, gjoba nga dyqind e pesëdhjetë lek deri në dy mijë lekë.