Elton Korbeci, artisti i ri nga Gjirokastra, ka zgjedhur të mos largohet nga vendi, por t’ia kushtojë gjithë pasionin dhe talentin e tij qytetit që e ka frymëzuar. I diplomuar në skulpturë dhe pikturë monumentale, Korbeci e ka kthyer studion e tij në një hapësirë arti ku çdo punim tregon histori.