Top Channel/ “Skllavi seksual”, drejtuesja shqiptare e JPMorgan padit ish-bankierin për…
20/05/2026 18:32

Drejtoresha ekzekutive e JPMorgan Chase, shqiptarja Lorna Hajdini, ka paditur në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut ish-bankierin Chirayu Rana për shpifje, duke e akuzuar se ka sajuar pretendime të rënda ndaj saj. Sipas padisë, Rana ka bërë akuza të pavërteta se Hajdini e ka droguar dhe e ka detyruar në marrëdhënie seksuale jo konsensuale, duke e përfshirë edhe në pretendime për “skllavëri seksuale”. Hajdini i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke i cilësuar si të rreme dhe të qëllimshme për përfitim financiar dhe dëmtim reputacioni. Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, ajo thekson se ish-bankieri ka zhvilluar një fushatë disa mujore me akuza të fabrikuara, të cilat sipas saj i kanë shkaktuar dëme të mëdha personale dhe profesionale. JPMorgan ka dalë gjithashtu në mbështetje të saj, duke deklaruar se nuk beson në asnjë nga pretendimet e ngritura ndaj drejtueses. Nga ana tjetër, Rana kishte ngritur më herët një padi ndaj Hajdinit, duke përdorur pseudonimin “John Doe”, ku e akuzonte për abuzim seksual, kërcënime dhe sjellje raciste. Ai pretendonte gjithashtu se ishte kërcënuar me ulje bonusi nëse nuk pranonte marrëdhënie seksuale. Sipas hetimeve të brendshme të bankës, nuk është gjetur asnjë provë që mbështet akuzat e Ranës, ndërsa ai vetë nuk ka marrë pjesë në procesin e plotë të verifikimit të brendshëm. Çështja pritet të zhvillohet më tej në gjykatat e Nju Jorkut, ndërsa të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për dëmtim të qëllimshëm të reputacionit dhe përfitim financiar.

Top Channel/Digjet Foleja e Hitlerit/ 200 zjarrfikës në Alpet bavareze,policia ndalon një të dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21