Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj, është i pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, ku po mbahet finalja e Conference League. Brataj është në krye të detyrës dhe mban veshur uniformën e Kryqit të Kuq, në gatishmëri për çdo incident të mundshëm që mund të ndodhë brenda stadiumit.