Rikthehet dhuna ne futbollin shqiptar. Mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Arena e Demave” u luajt derbi mes Partizani U18 dhe Tirana U18. Bardheblutë arritën të fitonin minimalisht me një gol të shënuar në shtesën e pjesës së parë, duke korrur një triumf mjaft të rëndësishëm, pasi vinte edhe në shtëpinë e rivalëve të mëdhenj të qytetit.