Policia ekzaminonte sot vendin e atentatit makabër ndaj ministrit të transporteve në Uganda, ku nga breshëritë e plumbave mbetën të vdekur e bija dhe shoferi i tij. Vetë ministri Gjeneral Edward Katumba Wamala, i cili ka qenë ministër mbrojtjeje në vitet 2013 e 2017, shpëtoi i plagosur.