Top Channel/ “S’kemi ndryshim me BE”, Rama: Të mbushim hendekun e ekonomisë, s’presim që Brukseli…
30/08/2024 19:26

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka folur sot në Pragë, në “GLOBSEC 2024”, me temën e zgjedhur nga moderatori Steve Clemons, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”. Kryeministri Rama foli dhe për sulmin kibernetik nga Irani në Shqipëri, pasi u pyet nga Clemons. “Të shkojmë te pika ku ngremë pyetjen se çfarë duhet të ndodhë që ta konsiderojmë luftën kibernetike një luftë të mirëfilltë…. sipas një kuadri rregullash që e trajtojnë si duhet na duhet të ngremë pyetjen çfarë shkeljesh të shëndetit mendore dhe fizike duhet të ndodhin te fëmijët tanë për ta konsideruar median sociale një problem të mirëfilltë. Jemi ende mjaft larg nga trajtimi si duhet i botës digjitale në tërësi, që vazhdon të fitojë terren në shumë hapësira duke sjellë mjaft të mira por dhe mjaft kërcënime dhe pasoja”, tha Rama. Më tej ai u ndal edhe te anëtarësimi i Shqipërisë në BE, si dhe situatën aktuale që mbizotëron në Rajon, teksa tha se Shqipëria ka lobuar gjithmonë për paqe dhe dialog. “Shqipëria është në anë të paqes, dialogut. Bindja jonë e fortë është se nuk duhet ta shohim të ardhmen me sytë e së shuarës. Shumë gjëra bëhen të qarta kur nis prej këtej, dhe mund të ndërmerren më shumë hapa. Në këtë drejtim ne kemi promovuar paqen dhe dialogun me të gjithë. Ndaj ndërmora nismë të vizitoja Serbinë 68 vjet nga vizita e fundit atje. Ballkani perëndimor është në një pozitë shumë më të mirë seç ishte. Nga ana tjetër më duhet të them se nuk shoh më ndonjë ndryshim të madh mes nesh dhe BE, sigurisht kur vjen fjala për ekonominë kemi hendek që duhet ta mbushim, por për pjesën tjetër nuk shoh ndryshim. Do thoja se ne kemi qenë dhe jemi europian dhe nuk mund të vendoset në Bruksel”, tha Rama.

Top News – Deputetët e PD ‘shkrihen’ me studentët / Por jo të gjithë i mirëpritën në protestë
31/10 18:23
Top Channel/ Noka pas përplasjeve në protestës: Ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një
31/10 15:19
Top News – Rama ‘takon’ Diellën. Prezantohet risitë e shërbimeve, ‘më pranë qytetarit’
31/10 14:07
Top News – Policia bllokon rrugët, deputetët e PD përplasen me efektivët te Kryeministria
31/10 13:49
Top Channel/ “Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin”/ Rama prezanton “Diellën e re”, ja risitë
31/10 13:10
Top Channel/ Protesta e PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët
31/10 12:52
Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve
30/10 18:54
Top Channel/“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”: Serbi, studentët fshijnë grafitin përcarës në rrugë!
30/10 15:24
Top Channel/ Berisha kundër paketës fiskale. Akuzon qeverinë se favorizon oligarkët
30/10 15:09
Top Channel/ “Investimet e huaja në ditën më të keqe” Berisha: Kjo “Paketa” do shkatërrojë biznese
30/10 12:47
Top Channel/ “Hipokrizi totale..” Berisha: Rama tallet me taksën e naftës
30/10 12:46
Top Channel/ “PD në protestë, mbështet studentët” Berisha: Rama urdhëroi të qëllojnë me armë
30/10 12:27
Top Channel/ PD propozon 100 bashki të reja! Demokratët dërgojnë draftin në bashki
30/10 12:04
Top Channel/ Kur do mbahet zgjedhjet e reja? PS pranon çdo datë përveç 2 majit, PD dhe PL…
30/10 12:03
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45