Guvernatori i Bankës së Shëqipërisë, Gent Sejko ka reaguar pas informacioneve se Prokuroria e Tiranës ka vlerësuar se ai duhet të hetohet për “shpërdorim detyre” nga SPAK, pasi dyshohet se mori masa të vonuara dhe të papërshtatshme për të frenuar skemën e dyshuar të mashtrimit ndaj mijëra qytetarëve nga shoqëria e mikrokredive MCA. Ai tha se nuk ka informacion zyrtar nga SPAK apo nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa theksoi se Banka e Shqipërisë nuk ka atribut për të hetuar mashtrimet financiare.