Top Channel/ Skema e investimeve! Ministrat Malaj e Denaj takojnë fermerët për 9 masat mbështetëse
04/08/2025 19:50

Me hapjen e aplikimeve për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor, duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve, ministrat zbritën në terren për të informuar më shumë rreth saj. Ministri I financave Petrit Malaj, dhe minsitjr a e Bujqësisë Anila Denaj u bënë thirrje fermerëve në të gjithë vendin që të përfitojnë nga mundësitë që ofrohen për të modernizuar dhe rritur kapacitetet e bujqësisë shqiptare. “Fermerët mund të aplikojnë për grante deri në 50% të shpenzimeve për ndërtimin e serave, mekanikën bujqësore, sistemet e mbrojtjes së prodhimeve dhe zhvillimin e agropërpunimit, duke krijuar mundësi të reja për rritjen e vlerës së produkteve të tyre. Për të mos lënë jashtë vëmendjes agroturizmin, një nga elementët më të rëndësishëm sot për të ruajtur farën autoktonë, trashëgiminë tonë në kulinari dhe për të ardhur në ndihmë “Paketës së Maleve”, një nisëm e qeverisë shqiptare që sapo ka nisur dhe që në nisje të saj ka 2500 aplikime” Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se qeveria shqiptare po punon për krijimin e modeleve që do të mbështesin fermerët në mënyrë të drejtpërdrejtë. “Vetëm për vitin 2025 kemi vënë në dispozicion të sektorit të bujqësisë Skemën Kombëtare të Investimeve për vlerën e 20 milionë eurove. Kemi vendosur subvencionet për sektorin e bujqësisë në vlerën 45 milionë euro. Gjithashtu në fillim të këtij viti kemi lançuar edhe kreditë e buta për këtë sektor, në vlerën 250 milionë euro, e cila nëse do të kombinohej edhe me Garancinë Sovrane, të gjithë fermerët do të mund të përfitojnë kredi të buta me një normë interesi 2 % që do të garantohen deri në masën 70% nga shteti dhe vetëm 30% nga fermerët” Janë të gjithë fermerët, agropërpunuesit, dhe sipërmarrësit në fushën e agroturizmit të ciëlt mund të përfitojnë nga 9 masa mbështetëse. Afatet për aplikimin janë deri në datë 30 shtator 2025 ndërsa në dispozicion të fermerëve dhe SME-ve është edhe Garancia Sovrane me një normë interesi vetëm 2% dhe mbulim 70% kolateral nga shteti.

Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57