Rrjeti kriminal shqiptar që operonte një skemë mashtrimi në shkallë të gjerë online është shkatërruar nëpërmjet një hetimi bashkëpunues që përfshinte autoritetet austriake dhe ato shqiptare, me mbështetjen e Europol dhe Eurojust. Për këtë skemë mashtrimi me call center ka shkruar edhe media greke ‘Protothema’, e cila ka zbuluar se si qytetarët e saj kanë rënë pre e kësaj skeme dhe kanë investuar shuma të mëdha parash.