Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka reaguar për herë të parë pasi bashkëshorti u kallëzua se qëlloi me thikë drejtorin e Trajtimit të Kredive. Ministrja shpjegon se konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit të saj e jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash.