Top Channel/ Skandali mjedisor në Ksamil, arrestohen zyrtarët pas denoncimit të Fiks Fare
07/09/2023 21:41

Disa ditë pasi “Fiks Fare” denoncoi një masakër mjedisore në zonën turistike të Ksamilit, është arrestuar inspektori i zonës së Butrintit Çane Aliaj dhe specialisti i Ksamilit pranë ARZM Vlorë, Sokol Xhyheri. Ndërkohë, për veprën penale shpërdorim i detyrës u vunë nën hetim në gjendje të lirë drejtori i ARZM Vlorë Nexhip Hysolakoj, inspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Nertil Cumani dhe inspektori i IVMT-së, Besian Koçi. Duke shpërdoruar detyrën, ata kanë lejuar aktivitetet e paligjshme në zonën e Pemës së Thatë dhe në Butrint, në dëm të mjedisit. Kamera e Fiks Fare filmoi inertet e hedhura në vendin e quajtur Pallavraq. Dikur, zona kishte qenë liqenore, ndërsa më pas e mbuluar me tonelata me inerte. Nga një krahasim i hartave të vitit 2010 me atë aktuale, rezultoi se vendi ku ishin hedhur këto inerte, disa muaj më parë ka qenë zonë ujore, bregu i Liqenit të Butrintit. Ndërsa sot, gurë të mëdhenj, mbetje të liqenit, dhera janë hedhur atje. Ndërkohë nga zyrtarët e arrestuar po fillonte tentative për ta rrethuar zonën dhe për ta shndërruar më pas në ndonjë bar, restorant, hotel apo resort. Kamerat e Fiksit ndoqën rastin në të gjitha shkallët e institucioneve, ndërsa hetimet e policisë nxorën në pah autorët.

Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top Channel/ Molotovë drejt policisë pranë selisë blu, pamjet e sulmit gjatë protestës në Tiranë
18/10 22:12
Top Channel/ Tensionet në protestë, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës
18/10 22:04
Top Channel/ Sulmuan me molotovë dhe fshihen në PD, momenti kur policia hedh gaz lotsjellës
18/10 21:59
Top Channel/ Tension në selinë e PD/Ambulanca pranë selisë blu për t’i ardhur në ndihmë protestuesve
18/10 21:40
Top Channel/ Revolta në Tiranë, dhunë dhe gaz/ Policia nis shoqërimet
18/10 21:37
Top Channel/ Tensione te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje të forta në bulevard. Protestuesit hedhin gurë e molotovë, përgjigjet policia
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Bulevard, hidhen gurë drejt efektivëve
18/10 21:25
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së,policia i merr para me gaz,TCH siguron pamjet
18/10 21:15
Top Channel/ Forca të shumta policie në terren, një kosh mbeturinash në flakë
18/10 20:47
Top Channel/ Përplasje në protestë, sulmohet një bankë e nivelit të dytë
18/10 20:44
Top Channel/ Përplasje te rr.Bardhyl, protestuesit sulmojnë makinën e policisë dhe një ambulancë
18/10 20:28
Top Channel/ Protesta zhvendoset pranë Parlamentit, protestuesit hedhin molotovë drejt poilicisë
18/10 20:25
Top Channel/ Zjarri te Komisariati nr.3, si nisi përplasja mes protestuesve e efektivëve të policisë
18/10 20:23
Top Channel/ Rama anulon vizitën në Austri. Kryeministri do të udhëtonte të hënën drejt Vjenës
18/10 20:22
Top Channel/ Sheshi Skënderbej arenë lufte. Përplasje të ashpra me gurë, molotovë dhe plumba gome
18/10 20:16
Top Channel/ KE dënon dhunën: Policia reagime proporcionale, përgjegjësit të dalin para ligjit
18/10 20:13