Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02/2026 21:59

Një vendim i gjykatës greke të Shkallës së Parë në çështjen e përgjimeve me programin e dyshuar spiun “Predator” riktheu sot në qendër të debatit politik një nga skandalet më të diskutueshme të viteve të fundit në vend. Gjykarta shpall fajtorë katër të pandehur duke mos u njohur asnjë rrethanë lehtësuese. Bëhet fjalë për Ioannis Lavranos, Felix Bittzios, si dhe çiftin Tal Jonathan Dilian dhe Sarah Alexandra Hamou, sipërmarrës privatë nga Greqia dhe Izraeli, të lidhur me kompanitë Intellexa dhe Krikel, të cilat, sipas dosjes, kishin rol në zhvillimin, tregtimin ose mbështetjen teknike të softuerit të përgjimit Predator. Gjykata vendosi dënime që në total arrijnë 126 vite e 8 muaj burg, ndërsa pjesa e ekzekutueshme u përcaktua 8 vite. Megjithatë, u dha fuqi pezulluese apelimit, çka do të thotë se të dënuarit do ta presin procesin në apel. Sipas vendimit, të pandehurit u gjetën fajtorë për vepra që lidhen me ndërhyrje në sisteme të të dhënave personale, shkelje të sekretit të komunikimeve dhe akses të paligjshëm në sisteme informacioni, në disa raste të kryera dhe në të tjera në tentativë. Skandali “Predator” u bë publik në Greqi gjatë viteve 2021–2022, me raportime për synime ndaj politikanëve, gazetarëve, biznesmenëve dhe zyrtarëve duke hapur debat për privatësinë, kontrollin institucional dhe kufijtë e survejimit. Mes rasteve më të njohura ishte ai i gazetarit Thanasis Koukakis dhe më pas u raportua se gjurmë të softuerit “Predator” u gjetën në dhjetëra pajisje, ndër to edhe persona të profilit të lartë politik, siç ishte rasti I liderit të socialistëve të Pasok-ut Nikos Androulakis . Qeveria, përmes zëdhënësit të saj, ka theksuar se beson drejtësinë dhe se vendimi i shkallës së parë ka të bëjë me persona privatë që përgjonin privatë, ndërsa kujton se janë bërë ndryshime për forcimin e kuadrit ligjor. Opozita, nga ana tjetër, që ka shënjestruar prej kohësh ish drejtuesit e Shërbimit të Inteligjencës që dhanë dorëheqjen pas skandalit, midis tyre nipin e kryeministrit Mitsotakis, flet për përgjegjësi politike dhe kërkon zgjerim të hetimit, duke insistuar se duhet të sqarohen edhe porositësit e mundshëm të përgjimeve si dhe zinxhiri i përgjegjësive.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58