Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla ka folur për skandalin e nxjerrjes së të dhënave me pagat duke kërkuar ndjesë. Balla shtoi se ka ardhur momenti për të ashpërsuar penalitetet ndaj kujtdo që shpërdoron dhe vë në rrezik marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës. Teksa këto të dhëna kanë qarkulluar në rrjete sociale për ditë me radhë duke bërë që të ekspozohen të ardhurat e të gjithëve. Sipas Ballës, është domosdoshmëri përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e BE.