Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur konferencë për media dhe ka folur për skandalin e nxjerrjes së pagave të mbi 630 mijë qytetarëve duke thënë se treguan se si 80% janë në kufijtë e pagës minimale. Basha shtoi se kjo tregoi se sa i drejtë ka qenë programi i PD për taksën e sheshtë ndërsa tregun e cilëson të shkatërruar.