Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i kerkon Kuvendit të hetojë rolin e Bankës së Shqipërisë në të ashtuquajturin skandali i mikrokredive. Përmes nje letre, Presidenti Begaj vë në pikëpyetje rolin ligjor që ka luajtur Banka e Shqipërisë në licensimin e skemës së shitjes së këtyre kredive dhe mosmarrjen e masave për të ndaluar në kohë abuzimin. Sipas presidentit, ka dyshime te arsyeshme se sistemet mbikëqyrëse nuk kanë funksionuar apo janë penguar me dashje të funksionojnë.