Me firmë të Artan Lames, shteti shqiptar ka humbur disa qindra milionë lekë vetëm dy vite më parë. Bëhet fjalë për legalizimin e një ndërtesë katër katëshe në mes të sheshit “Italia”. Kjo ndërtesë është shembur në korrik të vitit 2019 nga Bashkia e Tiranës për t’i hapur rrugën rikualifikimit të sheshit “Italia”, i cili tani është tërësisht i hapur.