Publikimi i mbi 3 milionë faqeve nga dosjet e pedofilit amerikan, Jeffrey Epstein, po trondit botën. Vajza të mitura të shfrytëzuara seksualisht dhe të trafikuara, fotografi që dëshmojnë abuzimin dhe mijëra biseda, të publikuara të premten nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, hedhin dritë mbi mbi marrëdhëniet e financierit pedofil me figura të njohura të politikës, biznesit dhe jetës publike botërore. Nga presidenti amerikan, Donald Trump, tek ish-presidenti Bill Clinton dhe Princi Andreë, si dhe shumë politikanë të tjerë në rang botëror, apo dhe biznesmenët Elon Musk e Bill Gates! Të gjithë në komunikime me pedofilin Epstein, në miliona faqet e publikuara, analizimi i të cilave po zbulon detaje të reja.