Top Channel/ Skandali Epstein “djeg” Lajçak, dorëhiqet pas i dolën bisedat me pedofilin
31/01/2026 23:06

Skandali “Epstein” ka prekur edhe Sllovakinë. Publikimi i miliona faqeve nga dosjet e pedofilit amerikan nxori edhe bisedat e Epstein me këshilltarin e kryeministrit sllovak, Robert Fico, Miroslav Lajçak. Pak orë pas publikimit të materialeve nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, Lajçak i paraqiti kryeministrit dorëheqjen e tij si këshilltarë. Sipas kryeministrit, duke dhënë dorëheqjen nga ky post, Lajçak dëshmoi se ishte një diplomat i shkëlqyer. Lajçak fillimisht mohoi të ketë bërë diçka të keqe, duke e përshkruar komunikimin me Epstein si informal, por më pas ofroi dorëheqjen për të shmangur koston politike për kryeministrin, sipas raporteve të mediave sllovake. “Jo sepse kam bërë diçka kriminale apo joetike, por që ai të mos mbajë kosto politike për diçka që nuk ka lidhje me vendimet e tij. Nëse do ta kisha ditur shkallën e plotë të veprimeve të Epstein në të kaluarën, nuk do të kishte pasur komunikim me të”, u shpreh Lajçak, pas dorëheqjes, që iu pranua nga kryeministri Fico. Ky i fundit theksoi se me largimin e Lajçak, Sllovakia po humbet një burim përvoje në diplomaci dhe në politikën e jashtme. Miroslav Lajçak ka shërbyer më parë si ministër i Jashtëm i Sllovakisë, por edhe si i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB