Një tjetër stuhi politike ka shpërthyer në Itali, këtë herë në zemër të Ministrisë së Brendshme, pasi gazetarja dhe komentatorja televizive Claudia Conte pranoi publikisht se ka pasur një marrëdhënie me ministrin Matteo Piantedosi. Edhe pse në pamje të parë çështja mund të konsiderohej thjesht private, polemikat janë zhvendosur shpejt në planin institucional. Në qendër të diskutimeve kanë hyrë disa role të mbajtura nga Conte në struktura të lidhura me shtetin italian, përfshirë një pozicion si bashkëpunëtore pa pagesë në Komisionin Parlamentar Hetimor për Periferitë, si edhe angazhime të paguara në shkollën e formimit policor gjatë viteve 2023-2024. Sipas raportimeve në Itali, për secilin aktivitet ajo dyshohet të ketë përfituar rreth 200 euro bruto.