Viti nisi me kokëcarje për kancelarin gjerman Olaf Scholz, dhe duket se ashtu po vazhdon. Skandali i taksave "Cum-Ex" po e përndjek sërish shefin e ekzekutivit gjerman. Partitë opozitare CDU dhe CSU kërkojnë që ai të dalë sërish përpara Komisionit të Financave dhe akuzat janë shumë të rënda. Pretendimi i opozitës është se politikani nga radhët e SPD-së nuk ka thënë të vërtetën në deklarimet e tij për këtë aferë.