Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgjithshme, të dyshuar për përfshirje në një rrjet kriminal që lidhet me mashtrime përmes të ashtuquajturave “call center”. Hetimi, i koduar “Kartagjena”, bazohet mes të tjerash në regjistrime audio të cilat sugjerojnë se zyrtarë të lartë të Prokurorisë kanë marrë ryshfete në këmbim të mbrojtjes së këtyre kompanive nga ndjekja penale.