Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar nga detyra zëvendës-shefen e Zyrës Presidenciale, Iryna Mudra, në të njëjtën ditë kur autoritetet antikorrupsion zhvilluan kontrolle në ambiente të lidhura me të, në kuadër të një operacioni që po konsiderohet si hetimi më i madh për korrupsion gjatë presidencës së tij. Shkarkimi erdhi vetëm pak orë pasi Byroja Kombëtare dhe Prokuroria e Specializuar Kundër Korrupsionit njoftuan se kishin goditur një organizatë të dyshuar kriminale ku, sipas hetuesve, përfshihen një zyrtar i lartë i Presidencës, një deputet aktual, një ish-deputet, si edhe drejtues të një banke shtetërore. Sipas autoriteteve, grupi dyshohet se ka pastruar rreth 3.4 milionë dollarë.