Top Channel/ Skandal! Keqtrajtonin fëmijët në çerdhe, arrestohen pronarja dhe edukatorja
11/08/2026 22:00

Dy gra, pronarja e një çerdheje dhe një edukatore 24-vjeçare, janë arrestuar në Itali nën akuzën për keqtrajtim të fëmijëve dhe ushtrim të paligjshëm të profesionit. Ngjarja është regjistruar në një çerdhe në provincën e Monzës dhe Brianza-s, ku dyshohet se fëmijëve, të moshës nga disa muaj deri në 3 vjeç, nuk u sigurohej në mënyrën e duhur ushqim dhe ujë. Sipas hetimeve të kryera nga Skuadra Mobile e Komisariatit të Monzës, në çerdhe dyshohet se kishte praktika ndëshkuese degraduese, mangësi në kujdesin ndaj fëmijëve, si dhe sjellje të papërshtatshme ndaj tyre. Masa e arrestit shtëpiak ndaj pronares 42-vjeçare dhe edukatores 24-vjeçare u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të së hënës, më 10 gusht. Urdhri i masës së sigurisë është firmosur nga gjyqtari i hetimeve paraprake në Monza, me kërkesë të Prokurorisë. Edukatorja punonte pa kualifikim Hetimet, të nisura në muajin prill, kanë zbuluar gjithashtu se edukatorja 24-vjeçare punonte që prej muajit janar pa pasur kualifikimin e nevojshëm profesional. Sipas hetuesve, edhe pronarja akuzohet se e ka punësuar atë në këto kushte për rreth shtatë muaj. 24-vjeçares i atribuohet gjithashtu përdorimi i kontakteve fizike të konsideruara tepër të forta dhe të papërshtatshme ndaj disa fëmijëve, të cilët shfaqnin shenja shqetësimi. Pikërisht reagimet e disa prej fëmijëve pas një denoncimi çuan në nisjen e hetimeve. Nën hetim edhe dy edukatore të tjera Në kuadër të të njëjtit hetim janë identifikuar edhe dy edukatore të tjera, 32 dhe 49 vjeç, ndaj të cilave janë mbledhur elemente të dyshuara, por që aktualisht nuk janë subjekt i ndonjë mase sigurie. Policia ka kryer kontrolle në banesat e të dyshuarave, në provincat e Monzës dhe Brianza-s, Bergamos dhe Parmës. Kontrollet janë shtrirë edhe në ambientet e çerdhes ku dyshohet se kanë ndodhur ngjarjet, me qëllim gjetjen e provave të tjera që mund të ndihmojnë hetimin. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht përgjegjësitë dhe rrethanat e rastit.

Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10