Top Channel/ Skandal burri maskohet si nëna e vdekur për të vjedhur pensionin, detajet që tradhtuan
25/11/2025 19:29

Autoritetet në Itali kanë arrestuar një burrë 56-vjeçar, i cili u shfaq i veshur si nëna e tij për të vazhduar të merrte pensionin e saj. Mashtrimi i 56-vjeçarit të papunë zbuloi se nëna e tij kishte vdekur prej tre vitesh dhe se ai e mbante trupin e saj në shtëpinë ku jetonin. Nëna kishte dhënë shpirt tre vjet më parë, në moshën 82-vjeçare, siç shkruan Corriere della Sera, ndërkohë 56-vjeçari nuk e kishte deklaruar zyrtarisht vdekjen e saj dhe nga ana ai e kishte fshehur trupin e saj duke e mbështjellë me një çarçaf në shtëpinë e tij. Mashtrimi u zbulua kur 56-vjeçari u paraqit në një zyrë qeveritare për të rinovuar identitetin e nënës së tij. Përveç rrobave të nënës së tij, 56-vjeçari kishte vënë edhe buzëkuq dhe një gjerdan me perla, si dhe kishte prerë flokët për t’i ngjarë nënës së tij të vdekur. Megjithatë, një punonjës dyshoi për mashtrim kur pa qafën e trashë dhe zërin e “gruas” që bëri kërkesën. Ajo fillimisht njoftoi policinë dhe më pas kryetarin e bashkisë, me autoritetet që krahasuan fotot zyrtare të nënës me ato të djalit të saj, duke zbuluar mashtrimin. Sipas raportimeve, 56-vjeçari kishte arritur të siguronte një të ardhur vjetore prej rreth 53,000 eurosh nga pensioni i nënës së tij, si dhe një portofol pasurish të paluajtshme që përfshinte tre shtëpi. Pasi 56-vjeçari u arrestua, policia shkoi në shtëpinë e tij, ku zbuloi trupin e gruas 82-vjeçare në lavanderi. “Ai erdhi në bashki i veshur me një fund të gjatë, buzëkuq dhe manikyr, një gjerdan dhe vathë të modës së vjetër. Por nga afër, qafa e saj ishte shumë e trashë dhe rrudhat ishin të çuditshme, lëkura në duar nuk dukej si ajo e një gruaje 85-vjeçare. Zëri i saj ishte femëror, por herë pas here ulej dhe tingëllonte mashkullor”, tha kryetari i bashkisë së Borgo Virgilio, Francesco Aporti.

Top Channel/ Miratohet monedha e floririt me fytyrën e Trump: 24 karat, del në 4 korrik!
20/03 14:45
Top Channel/ Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: “Hera e parë në dekada”!
20/03 14:37
Top New – SHBA godet ‘Homeland Justice’/Mbyllen faqet e iranianëve, mes tyre ai që sulmoi Shqipërinë
20/03 13:35
Top News – Trump do pushtojë ishullin e Khargut / Do fusë trupat në Iran, gati plani i luftës
20/03 13:35
Top News – Meningjiti vret edhe në Francë/ Britania e madhe në mes të një shpërthimi të paparë
20/03 13:32
Top News – Tym i zi mbi fabrikën e makinave / 14 të zhdukur mes flakëve dhe 21 të lënduar
20/03 13:26
Top News – Të hapim Ngushticën e Hormuzit! Evropa, Japonia e Kanadaja me deklaratë të përbashkët
20/03 12:49
Top News -‘Zoti e shkatërroftë Izraelin…’/Erdogan në faljen e Fiter Bajramit: Do të paguajë çmimin
20/03 12:45
Top News – Shkoi për të uruar festën. Kryeministri Australian pritet me protesta në xhami
20/03 12:44
Top Channel/ BTS rikthehen në skenë, 260 mijë fansa dhe masa të rrepta sigurie në koncertin historik
20/03 12:33
Top Channel/ Alarm për IOS! Zbulohet sulmi “DarkSword”, Apple apel për përditësim urgjent
20/03 12:31
Top News- Anije luftarake ruse e një cisternë nafte / Putin sfidon Trump, thyen bllokadën ndaj Kubës
20/03 12:26
Top News – Do hedhë në erë pistat e Grenlandës / Nëse Trump sulmon, Danimarka e ka gati planin
20/03 12:25
Top News – Tmerr në fluturim, turbulenca të frikshme / Disa të plagosur në avionin e Delta Airlines
20/03 12:25
Top News – SHBA, ofensivë për të hapur Hormuzin / Avionë luftarakë e helikopterë kundër Iranit
20/03 12:20
Top Channel/ Falja e Bajramit, besimtarët mbushin Xhaminë e Madhe në Mekë!
20/03 11:57
Top Channel/ SHBA “hakmerret” për Shqipërinë: Godet hackerat iranianë, bllokon “Homeland Justice”!
20/03 11:20
Top Channel/ Origjina e jetës, përgjigja vjen nga asteroidi? Zbulohen “blloqe” materiali genetik!
20/03 11:19
Top News – Festë dhe raketa në Lindjen e Mesme / Myslimanët e botës shënojnë Fitër Bajramin
20/03 11:00
Top News – Kim Jong un dhe vajza e tij mbi tank: ‘Tundet toka’ / Testojnë ‘bishën’ e re të betejës
20/03 10:48
DIGITALB DIGITALB