Kryeministri Edi Rama takim me vajza e djem të talentuar, fitues të programit të startup-eve për vitin 2025 dhe aplikantë për vitin 2026, me projekte premtuese në fushën e teknologjisë. Aktualisht në vendin tonë ka arritur në 3 mijë e 300 numri i kompanive të regjistruara, me mbi 21 mijë specialistë që punojnë në këtë sektor, ndërkohë që paralelisht është rritur me 15% edhe numri i studentëve të regjistruar në degët që kanë të bëjnë me teknologjinë digjitale