Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me ujë. Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndërhynë menjëherë, duke u ardhur në ndihmë drejtuesit dhe shtatë familjarëve të tij. Të tetë personat janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa skafi u tërhoq dhe u nxor në breg në Karpen.