Një mjet tip skaf pësoi një defekt në det këtë të premte në plazhin e Jalës. Për pasojë, mbeti i bllokuar drejtuesi i mjetit dhe në ndihmë i erdhën policia kufitare e Vlorës. Skafi rrezikonte të fundosej, por mjeti i policisë e ka tërhequr drejt bregut dhe drejtuesi është në gjendje të mirë shëndetësore.