Top Channel/ “S’ka shtim kushtesh nga BE”, Rama flet për TCH: Pakt me Berishën? Sa më shumë…
26/05/2026 19:42

Në Bruksel, aty ku po zhvillohet konferenca e tetë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për çeljen zyrtarisht të fazës s mbylljes së kapitujve të negociatave, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, duke e cilësuar procesin e integrimit në fazën më të avancuar që ka njohur ndonjëherë vendi. Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria po ecën brenda afateve të dakordësuara me Komisionin Europian, ndërsa objektivi mbetet mbyllja e kapitujve deri në vitin 2027 dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian deri në 2030. Një tjetër mal sipas tij për t’u ngjitur me sukses. “Nuk ka qenë kurrë më afër dhe mbi të gjitha deri më tani është brenda orarit të dakordësuar me KE. Është lajm i mirë per shqipërinë dhe shqiptarët dhe sa më afër ne shkojmë drejt majës ku kemi amanitin të mbërrijmë dhe misionin aq më pranë shqiptarët gjenden në momentin kur do pajisjen me pasaportën europiane. Kjo ka një vlerë te gjithëanëshme për cdo qytetarë brned adhe jahstë. Gazetari: ndërsa në raportin IBAR vendet anëtare insistojnë tek lufta kundër korrupsionit ndërsa opozita thotë se janë shtuar kushtet për dhqipërinë cfarë garancier jepni se kapitujt do të mbyllen në 2027 dhe jemi drejt anëtarësimit në 2030. Rama: ky është proces përmbushjes të të gjithave kushteve që duhen plotësuar. Nuk bëhet fjalë për shtim kushtesh apo ulje të numrit të tyre por për një kornizë tërësore kushtesh që nënkuptojnë detyra shtëpie që duhen bërë. Dhe për piketata përmbylëlse vendet anetare dakordësojnë ose jo me komisionin. Ndërkohë që gjuha e raportit është një gjuhe ku vendet anëtare vendosin thekse të caktuara për ta foksuar vendin përkatës dhe për të nënvizuar se cfarë presin nga ai vend dhe ëhstë gjëja më normale dhe kush i ka lexuar këto rrugëtime të atyre që kanë qenë përpara nesh dhe kush i sheh dinamikat në BE për shtetet e së drejtës sundimin e lgijit, antikorrupsionin e ka të qartë që ëhstë një histori e të qenit pjesë e asaj familje. Jemi të motivuar sot dhe të energjizuar nga ky koment i rëndësishëm se kemi kapërcyer në kohë rekord si asnjë vend tjetër një mal të tërë me detyra. Dhe tani na pret mali tjetër që ëhstë dhe mali i fundit i detyrave të lidhura me mbylljen e kapitujve.” Teksa procesi i integrimit po hyn në një fazë vendimtare, kryeministri Rama pranoi se anëtarësimi i Shqipërisë mbetet i lidhur edhe me zhvillimet politike brenda vetë Bashkimit Europian, por theksoi se Tirana zyrtare duhet të vijojë me të njëjtin ritëm përmbushjen e reformave.

Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36
Top Channel/ Pas thirrjeve për bojkot në disa universitete, studentët drejtohen pranë Kryeministrisë
02/11 15:36
Top News – Grabitet banka në Tiranë. Me maskë dhe armë, autori largohet me monopatinë
02/11 15:34
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë. Kërcënon rojën e bankës, merr paratë. Arratiset me skuter
02/11 15:31
Top Channel/ Partitë, miliona lekë gjoba. KAS ndëshkon 13 parti për financat e zgjedhjeve
02/11 15:26