Top Channel/ “S’ka shqiptarë të lënduar”. Liderët botërorë dënojnë sulmin e tmerrshëm në Pragë
21/12/2023 21:25

Në sulmin e rëndë që tronditi Pragën, kryeqytetin e Çekisë nuk raportohet të ketë të lënduar shqiptarë. Ministria e Punëve të Jashtme, thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Shqipërisë në Pragë. Sulmin e rëndë në universitetin Charles të Pragës, kryeminsitri Edi Rama e ka cilësuar monstruoz. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe thekson se Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë. Po ashtu reagime për ngjarjen e rëndë pati edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe diplomacitë europiane. Shtëpia e Bardhë dënoi sulmin dhe tha se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të ofronin ndihmë. “Presidenti dhe zonja e parë po luten për familjet që humbën të dashurit dhe të gjithë të tjerët që janë prekur nga akti i pakuptimtë i dhunës”, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. Pas sulmit të rëndë në Universitetin e Arteve në Pragë ka reaguar edhe Presidentja e Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen. Me anë të një postimi në rrjetin social “X” presidentja e KE-së, tha se ishte e tronditur nga dhuna e pakuptimtë e të shtënave që mori disa jetë njerëzish në Pragë dhe shprehu ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin çek në tërësi. Ne qëndrojmë dhe vajtojmë me ju”, shkroi ajo në “X”. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, përmes në postimi në rrjetin social ‘X”, dënoi ashpërsisht "të gjitha format e dhunës dhe terrorizmit". “Europa ka për detyrë të reagojë dhe të forcojë çdo mjet të dobishëm për të garantuar sigurinë maksimale për qytetarët e saj”,- shkruan Meloni. Ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Çekisë dhe specifikisht ndaj familjarëve të viktimave dhe të plagosurve. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04