Kompania e mbështetur nga Jared Kushner nuk rezulton nën hetim dhe nuk akuzohet për shkelje ligjore në dosjen e SPAK mbi tokën ku do të ndërtohet resorti në Zvërnec. Ky është përfundimi që nxjerr agjencia ndërkombëtare Reuters, pasi shqyrtoi dokumentet hetimore të Prokurorisë së Posaçme.